dredhë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

DREDHË f.

1. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillë që bën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz; gjarpërim. Dredhat e rrugës (e lumit, e kanalit). Dredhat e tymit. Udhë gjithë dredha. Gjarpri ecë me dredha. Vraponte me dredha.

2. Send që ka trajtën e një laku a të një harku; diçka e dredhur a e përdredhur; bërryl a kthesë spiraleje, vjaske etj. Dredhat e flokëve. Dredha e ballit tufë flokësh të përdredhur që bien mbi ballë. Dredhat e sustës (e vjaskës.. . ). Dredhat e hardhisë. Flokë me dredha. Zbukurim me dredha. Fjongo (kordele) me dredha. I bëri një dredhë telit.

3. Rrip i hollë prej lëkurës së bagëtive, që përdoret për të qepur opingat ose diçka tjetër të lëkurtë; gjalmë opingash, retër. Pret (nxjerr) një dredhë. Lak (njom) dredhat. Qep me dredha.

4. Tufë e vogël rripash lëkure, të thurur si gërshet ose të përdredhur së bashku, që i vihen kamxhikut në majë; kamxhik. I ra (e rrahu) me dredhë.

5. Teli i harkut, me të cilin rrihet ose shprishet leshi.

6. Purtekë e gjatë dhe e dredhur në mes, që përdoret për të shirë drithin duke e rrahur; thupër e njomë dhe e dredhur, që përdoret për punë të ndryshme. I rrihnin (i shinin) të lashtat me dredhë. Bëri një dredhë për kularin. I lidhi drutë me një dredhë.

7. Shakullinë, shtjellë; vorbull uji. Dredhë e fortë. Dredhë bore (pluhuri, tymi). Ngrihet si dredhë. E rrëmbeu dredha.

8. fig. Dredhi. Bën dredha. Sajoi një dredhë.

9. bot. Dredhë; urth.

10. krahin. Rrudhë. Iu mbush balli me dredha.

  • Dredha e djallit keq. shih te DJALL,~I. I bën dredha (plumbit) ruhet që të mos e zërë plumbi, i shmanget plumbit. I hoqi një dredhë shih te HEQ. Është si dredhë ka trup të hollë e të dobët. I bën dredha fjalës nuk i qëndron fjalës së dhënë, por sillet e flet si t'ia dojë puna; nuk e mban fjalën, e ha fjalën. I bën dredha punës (përgjegjësisë) i shmanget, i bën bisht. I bën dredha pyetjes nuk i përgjigjet pyetjes drejt e në mënyrë të çiltër.