Jump to content

dredh

Nga Wiktionary

DREDH kal.

  1. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fije së bashku për të bërë një fill të vetëm më të trashë e më të fortë; përdredh; kund. zhdredh. Dredh fijet. Dredh telin. Dredh gjalmin (litarin).
  2. E bëj fill leshin, pambukun etj. duke e tjerrë, tjerr. Dredh lesh (pambuk). Dredh me furkë.
  3. E kthej dhe e rikthej diçka duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; rrotulloj; përdredh. Dredh trupin. Dredh hellin.
  4. I jap trajtë të valëzuar diçkaje të drejtë, e bëj dredha-dredha ose valë-valë; e bëj diçka me majë të lakuar duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; për dredh. I ka dredhur flokët. Dredh mustaqet.
  5. Rrotulloj diçka rreth gishtit; sjell rrotull nëpër gishtërinj, mbledh a mbështjell si rrotull një copë letër a diçka të ngjashme me të. Dredh letrën. Dredh një cigare. Dridhe njëherë! bised. bëj një cigare! Dredh zinxhirin. Dredh tespihet.
  6. edhe jokal. Ndërroj a kthej rrugën që kam nisur, kthehem; nuk mbaj drejtimin e mëparshëm, dredhoj. Drodhi udhën. Drodhi tatëpjetë (majtas, djathtas) kur e pa.
  7. fig. bised., keq. E hedh fjalën a bisedën gjetiu, për t'i bërë bisht muhabetit i shmangem me dredhi përgjigjes së drejtpërdrejtë; i shpëtoj; diçkaje duke bërë dredhi e mashtrime; ndryshoj me shkathtësi qëndrimin tim të mëparshëm; duke u përpjekur që të mos e marrin vesh të tjerët; veproj e sillem sipas rrethanave e si të ma kërkojë puna a interesi, bëj dredha. E drodhi fjalën (bisedën). E drodhi punën. E drodhi qerratai! Do ta dredhë që të humbasë gjurmët. Shiko se e dredh ai!
  8. E bëj dikë a diçka që te dridhet disa herë; e bëj që të rrëqethet. E drodhi elektriku (korrenti). E dridhnin ethet e verës.
  9. edhe fig. bised. E tund që nga themelet diçka, e tund a e lëkund fort, e trondit; bëj që të zërë frika dikë e t'i hyjnë dridhmat. E drodh, tërmeti. Hajde toska i vogël, drodhe mal e kodër.
  10. E nxjerr zërin duke e lëvizur lehtë më lart e më poshtë se toni kryesor, duke e ngritur e duke e ulur pak (kur këndojmë). Sa bukur e dridhte zërin.
  11. Holloj petë, tëholl. Dredh petë.
  • Dredh (përdredh, luan, lëviz) bishtin keq. shih te BISHT,~I. E dredh gjuhën

a) i bën bisht bisedës;

b) nuk i qëndron fjalës. E drodhi (e përdrodhi) këmbën (bishtin) përçm. vdiq. Dredh këngën ia marr bukur një kënge. Ia drodhi litarin (konopin) dikujt ia prishi punët e ia bëri lëmsh, ia bëri punët lesh e li. E drodhi qafën përçm. shih te QAF/Ë,~A. Dredh vallen e heq bukur një valle, hedh valle. Dredh (tund) zinxhirin (tespihet) shih te ZINXHIR,~I.