dre

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

DRE m.

1. zool. Kafshë gjitare përtypëse e dythundrake, me brirë të gjatë ose të degëzuar (te mashkulli), që rron në tufa nëpër pyje malore. Bri dreri. Gjurmë dreri. Gjuetia e drerëve. I shkathët (i shpejtë) si dre.

2. përd. mb. fig. Shumë i shpejtë e i shkathët (për një djalë). Ishte dre.


DRE pasth. krahin.

Përdoret për të shprehur habi a çudi; bre. Dre, dre, sa qenke rritur!