Jump to content

dramë

Nga Wiktionary

DRAMË f.

1. let. Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve dhe të dialogëve e të monologëve të tyre; lloj i gjinisë dramatike që përfshin vepra të tilla me karakter serioz (ndryshe nga komedia), por jo heroik (ndryshe nga tragjedia); vepër letrare e këtij lloji, zakonisht në prozë; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Drama shqiptare. Dramë realiste. Dramë lirike (baritore). Dramë historike. Historia e dramës. Tema e dramës. Autori i dramës. Personazhet e dramës. Premiera e një drame. Konflikti i dramës. Shkruan një dramë. Shfaqi një dramë.

2. Ngjarje e rëndë a tronditëse, ngjarje dramatike; fatkeqësi që shkakton vuajtje a dhembje të madhe shpirtërore. Dramë familjare. Drama e jetës së tyre. Pati një dramë.