Jump to content

dorezë

Nga Wiktionary

DOREZË f.

1. Veshje si këllëf prej leshi, lëkure, mëndafshi etj., zakonisht me pjesë të ndara për çdo gisht, në të cilën futim duart për t'u mbrojtur nga të ftohtët etj. Doreza të leshta. Doreza lëkure (mëndafshi). Doreza me një gisht. Doreza me push. Doreza boksi doreza të posaçme prej lëkure për të bërë boks. Një palë doreza. Vë (heq) dorezat. Punon me doreza.

2. Pjesa e një sendi, e një vegle a përdorëseje, e një mjeti, e një aparati etj., që kapet ose mbahet me dorë për ta lëvizur, për ta vënë në punë etj.; vegja e një ene. Dorezë e drunjtë (e hekurt). Dorezë e argjendtë (e fildishtë). Dorezë e zbukuruar. Doreza e kanës (e shtambës, e filxhanit, e tenxheres). Doreza e thikës (e shpatës, e limës). Doreza e parmendës. Doreza e telefonit pjesa e aparatit telefonik që merret në dorë kur bisedohet. Doreza e derës (e dritares, e dollapit, e sirtarit). Kali me doreza. sport. Lëviz dorezën. Zë (e mban) nga doreza. Drejton (vë në lëvizje) diçka me një dorezë.

3. shih DORËZ,~A.

  • Me doreza (dorashka) fshehurazi, jo hapur, jo drejtpërdrejt; me kujdes, me takt. Pa doreza (dorashka) hapur, pa mbajtur asgjë të fshehur, troç, copë. Hajdut me doreza (me dorashka) hajdut i regjur, hajdut që vepron me shumë kujdes e fshehurazi. I hoqi dorezat dikush filloi të veprojë hapur, doli sheshit.