dorëshkrim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DORËSHKRIM m.

1. Tekst i shkruar me dorë ose i daktilografuar; teksti origjinal i një vepre, i shkruar me dorë a i daktilografuar, sipas të cilit bëhet radhitja dhe shtypja në shtypshkronje. Dorëshkrim i pastër (i qartë). Dorëshkrimet ruhen. E lexoi në dorëshkrim. E krahasoi me dorëshkrimin.

2. Dokument a vepër e shkruar me dorë në kohë të hershme përpara se të dilte a të përdorej shtypshkronja. Dorëshkrimet e vjetra. Dorëshkrimet e letërsisë shqiptare me shkronja arabe.