domethënie

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DOMETHËNIE f.

1. Diçka që nënkuptohet, që shprehet a që shfaqet në një veprim, në një sjellje etj.; kuptimi i diçkaje, ideja a mendimi që del nga diçka. Ka domethënie të madhe. Gjen (zbulon, zbërthen, shpjegon) domethënien e diçkaje. I mungon domethënia.

2. gjuh. Kuptimi i një fjale; ajo që shprehet nga një shenjë gjuhësore. Domethënia e fjalës.

3. Rëndësi. Me domethënie të madhe (të veçantë). Ka domethënie kombëtare dhe ndërkombëtare.