Jump to content

domethënë

Nga Wiktionary

DOMETHËNË lidh.

1. Përdoret për të lidhur një fjali a gjymtyrë fjalie, që sqaron, saktëson a zbërthen kuptimin e një fjalie a të një gjymtyre tjetër (shkurt. d.m.th.). Ai, domethënë i biri, e ndoqi pas. Në fshat po viheshin shtyllat, domethënë së shpejti do të vinin dritat.

2. fj. ndërm. Përdoret në fillim të fjalive që përmbyllin një mendim, me kuptimin «pra, si përfundim, atëherë, kështu». Domethënë. vendose të ikësh. Domethënë, mbaroi kjo punë.