domate

Nga Wiktionary

DOMATE f.

Bimë barishtore njëvjeçare, e cila mbillet në pranverë e bën kokrra të mëdha që piqen në fillim të verës dhe kanë ngjyrë të kuqe; kokrra e kësaj bime që përdoret si ushqim. Domate të kuqe. Domate të bardha domate të papjekura. Domate të hershme (të vona). Domate kumbullore domate e vogël e gjatoshe. Domate të mbushura. Fara e domates. Salcë (lëng) domatesh. Sallatë me domate. Vrugu i domates.

  • E zunë me domate dikë e dëbuan me të bërtitura e me të shara, e përzunë me përçmim; e bënë me turp botërisht.