dolli
Appearance
DOLLI f.
Ngritja e shëndetit për dikë në një dasmë, në një gosti, në një pritje etj., duke pirë për të dhe duke bërë urimet e rastit; gota me raki ose me verë që pihet me këtë rast; shëndet. Dolli për nder të dikujt. Dolli për shëndetin e miqve. Dolli për prindërit (për nusen, për dhëndrin). Dolli me tre shëndete. Dolli okë e kokë dolli që duhet pirë nga të gjithë. Ngre një dolli. Të kam gjetur me dolli! të ftoj të pish një dolli. Ia shtruan me dolli.
- Është për t'i pirë dollinë është shumë i mirë, e meriton dashurinë e nderimin e të gjithëve; është shumë i zoti.