dollap
Appearance
DOLLAP m.
1. Orendi me përmasa të ndryshme, që është si një arkë e vendosur me këmbë e zakonisht me dy kanate dhe që shërben për të vënë brenda rroba, ushqime a sende të tjera. Dollap i madh (i vogël). Dollap druri (hekuri). Dollap buke (rrobash). Dollapi i enëve. Dollap me xham (me rrjetë teli). Dollap në mur. Hap (mbyll) dollapin. Vë (mbaj) në dollap.
2. krahin. shih DRITAR/E,~JA 1. Dollap qorr kamare. Dollapi i kullës.
3. krahin. Qebap për të pjekur kafenë. Dollapi i kafesë.
- Me dollap me dinakëri, me dredhi; me të pabesë, me hile. E futi në dollap e mashtroi; e futi në grackë. I ka sytë dollap i ka sytë fare çelur, nuk po i mbyll fare sytë (thuhet zakonisht për fëmijët kur nuk i zë gjumi). I mban sytë dollap i mban sytë hapur e vëzhgon me kujdes, është syçelë, nuk e zë gjumi, nuk fle (përpara armikut, rrezikut etj.). Hap e mbyll dollapin merret me punë të kota, nuk bën asnjë punë të dobishme, e kalon kohën kot, hap e mbyll derën, luan derën. Pushkë (dyfek) me dollap usht., vjet. shih te PUSHK/Ë,~A.