Jump to content

dokument

Nga Wiktionary

DOKUMENT m.

1. Shkresë zyrtare që shërben për të dëshmuar ose për të vërtetuar diçka; akt i shkruar që përmban të gjitha ato që janë thënë dhe janë vendosur në një mbledhje, në një gjyq etj.; shënim i mbajtur sipas rregullave të caktuara shtetërore ose organizative. Dokument zyrtar (shtetëror). Dokument i rëndësishëm (sekret). Dokumente të rreme. Dokumentet mjekësore. Dokumentet e mbledhjes. Paraqit (jep, merr, harton, kontrollon) dokumentet.

2. Diçka e shkruar (akt i shkruar, fjalim, vepër, letër etj.) ose e vizatuar që ka vlerë si dëshmi historike. Dokumente arkivore. Dokumente historike.

3. Librezë a fletë e posaçme që i jepet dikujt nga organet shtetërore a nga një organizatë për të vërtetuar se kush është ai ose se është anëtar. I pajisur me dokument. Ruan si sytë e ballit dokumentin.