dokudo

Nga Wiktionary

DOKUDO ndajf.

1. Në një vend çfarëdo, pa ditur se në cilin vend. S'e lë fëmijën dokudo. Mos i fut hundët dokudo!

2. Pa kujdes, shkel e shko, dosido, si të mund. Punon dokudo. Flet dokudo.

3. përd. mb. Që s'dallohet nga të tjerët; që s'ka ndonjë rëndësi, që është fare i rëndomtë; i parëndësishëm; çfarëdo. S'është njeri dokudo ai. S'është detyrë (punë) dokudo.