Jump to content

dokërr

Nga Wiktionary

DOKËRR f.

1. Kockë e madhe e krahëve a e këmbëve me një pjesë të dalë te kyçet; copë kocke si grusht. Dokrra e dorës (e këmbës). E goditi (i ra) në dokërr. Kishin mbetur ca dokrra në kusi.

2. Diçka e fortë, sa një grusht, e rrumbullakosur ose me nyja. Dokrra rrënjësh. Dokrra buke. Dokrra dheu.

3. Koçan misri a një copë druri e rrumbullakosur me të cilën luajnë doçen; loja e doçes. I binte dokrrës. Ndiqte dokrrën. Luanin dokërr

4. vet. bised. Fjalë boshe, fjalë të kota, gjepura, Dokrra bajate. Flet (thotë) dokrra. Ç'janë këto dokrra!? Lëri dokrrat!

  • Çan dokrra (dërrasa, kopalla) shih te ÇAJ. Këput dokrra (gjepura) shih te KËPUT 8. E sjell dokërr dikë e sjell rrotull, e sjell vërdallë dikë, e sorollat. I dolën sytë dokërr i kërcyen sytë përjashta, i zgurdulloi sytë (nga zori, nga frika, nga habia). Flet (qit) dokrra në hi flet kot, as vetë nuk e di se ç'thotë, flet gjepura.