dok

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DOK I m. tekst.

Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune. Dok i ngjyrosur. Dok i gomuar. Pantallona (xhaketë, kostum, këmishë, rroba) doku. Vishet me dok.

  • Dok diagonal dok i thurur me fije që kalojnë në mënyrë të tërthortë.


DOK II m.

Plis dheu.


DOK III m. det.

Vend i posaçëm në një port për ngarkimin e shkarkimin e anijeve ose për ndreqjen e tyre. Dok i madh. E nxorën në dok anijen e çuan anijen në dok për ta ndrequr. Punon në dok.