djallëzor

Nga Wiktionary

DJALLËZOR mb.

1. Që vepron e sillet me djallëzi, i djallëzuar. Njeri djallëzor. Tip djallëzor.

2. Që bëhet tinëz e në mënyrë të pabesë për të ngatërruar a për të mashtruar të tjerët, për t'ia arritur një qëllimi në rrugë jo të ndershme e të hapët; që ka synime të këqija e të errëta; që është karakteristik për një njeri të djallëzuar; që shpreh djallëzi; shumë i keq e i rrezikshëm. Plan (qëllim) djallëzor. Përpjekje (vepër, akuzë) djallëzore. Mendime (synime, veprime) djallëzore. Politikë djallëzore. Manovra (komplote) djallëzore. Buzëqeshje djallëzore. Vështrim djallëzor.