djall

Nga Wiktionary

DJALL m.

1. fet., mit. Sipas paragjykimeve mistike-fetare: qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si një njeri me brirë, me thundra e me bisht; mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga; shpirti i keq, e keqja, e liga, dreqi, shejtani. I trembnin me djallin. E marrtë (e hëngërt) djalli! mallk. I hipin djajtë u zemërua keq, u egërsua shumë, u tërbua nga inati. Ka djallin në bark është smirëzi; nuk do t'i shohë të tjerët mirë, u do të keqen të tjerëve. I ka hyrë djalli në bark është bërë smirëzi e shpirtkeq; është tërbuar nga inati.

2. fig. thjeshtligj., keq. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësina; dreq. Është djall. S'të ndihmon ai djall.

3. thjeshtligj., edhe përk. Njeri shumë i zgjuar e i shkathët, njeri që i punon mendja për shumë gjëra e di të gjejë zgjidhje edhe në gjendje të vështira: njeri që di të përfitojë në çdo rast e rrethanë; dreq. Ishte djalli vetë. I vjen ndoresh për të gjitha djallit. Ë, ç'je një djall ti, ç'je!

4. thjeshtligj. (me përemrin pyetës ç' dhe me ndajfoljet pyetëse si?, ku?). Përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë, të mërzitjes, të zemërimit etj. Ç'djall kërkon? Ç'djall e pruri? (e solli?) ku e gjeti kohën tani që erdhi? Ç'djall (ç'djallin) kini? ç'e keqe iu shtyn të veproni ( të flitni, të silleni etj.) në këtë mënyrë? Si djallin nuk e pa? Ku djallin e pati mendjen? Ç'djall e shtyu të rrinte ( të shkonte, ta bënte, të fliste...)?

5. përd. mb. thjeshtligj. Që të mundon shumë, që të mërzit, që të pëlcet shpirtin; shumë i keq; dreq. Djall punë. Djall kohë. Djall fëmijë.

  • (Si) për djall... thjeshtligj. përdoret për të shprehur pakënaqësi për dikë a për diçka që vjen në një kohë të papërshtatshme, kundër dëshirës, që sjell ngatërresa etj. U bë për djall (për dreq) u bë keq e më keq, u prish fare, i djallos; u bë për lumë. E dërgoi (e çoi) në djall (në dreq) dikë a diçka thjeshtligj., keq. E dërgoi shumë larg, e dërgoi në një vend ku njeriu vuan e heq, e çoi prapa diellit; e flaku tej diçka. Djalli (dreqi) me të birin thjeshtligj. të gjithë pa dallim, edhe ata që s'duheshin. Djall (dreq, shejtan) me brirë thjeshtligj. shih te BRI,~RI. Djalli (dreqi) e di (e merr vesh) thjeshtligj. se kupton askush, s'merret vesh. Një djall (një dreq) e gjysmë thjeshtligj. shumë; mjaft shtrenjtë. Djall (dreq) o punë! thjeshtligj. përdoret si pasthirrmë për të shprehur zemërim, pakënaqësi etj. Në djall të vejë (të shkojë)! mallk. Prapa diellit vaftë! mos ia pafsha sytë! Dredha e djallit keq. njeri shumë i djallëzuar; djalli vetë. I kalli djallin (dreqin) dikujt a diçkaje thjeshtligj. shih te KALL I. E mori (e hëngri) djalli (dreqi) thjeshtligj. shih te DREQ,~I. Më polli djalli (dreqi) shih te PJELL. Vajti (shkoi) në djall

a) vajti shumë larg;

b) e pësoi shumë keq (për dikë);

c) u prish fare (për diçka). Ikën (largohet, ruhet) si djalli (si shejtani) nga temjani shih te TEMJAN,~I. Shtie (fut) djallin (shejtanin) në shishe shak. shih te SHEJTAN,~I. Djalli (dreqi) nuk është aq i zi sa duket thuhet kur dikë a diçka e bëjnë më të keqe nga ç'është, kur i nxijnë gjërat ose kur tremben më kot nga dikush a diçka. Djalli s'ka dele dhe shet lesh është njeri shumë i djallëzuar, që si rrihet pa bërë të liga e prapësira.