diversion
DIVERSION m.
1. Veprimtari dëmprurëse që zhvillon një shtet armik në një vend tjetër a në prapavijat e kundërshtarit me anë të agjentëve të vet a të grupeve të posaçme, duke bërë sabotime, shkatërrime, vrasje etj. e duke përdorur mjete të ndryshme propagandistike me qëllim që t'i dobësojë forcën ushtarake e ekonomike dhe t'i minojë rendin politik e shoqëror; veprimtari kriminale e sabotuese e armikut të klasës. Diversion ekonomik (ideologjik, politik, kulturor). Diversionet e imperialistëve. Diversionet e organizatave armiqësore. Akte diversioni. Mjete diversioni.
2. usht. Veprim sulmues që ka për qëllim ta largojë vëmendjen e kundërshtarit nga vendi ku drejtohet goditja kryesore. Bënë diversion. Nisi kompaninë me qëllim diversioni.
3. fig. Veprim që bën dikush për ta larguar vëmendjen e të tjerëve nga çështja kryesore me qëllim që të fitojë kohë ose të shpëtojë nga një rrezik a nga një gjendje e vështirë.