Jump to content

divergjent

Nga Wiktionary

DIVERGJENT mb. spec.

1. Që veçohet a largohet nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj., që merr një drejtim tjetër; që largohet nga pika e nisjes. Rreze divergjente. fiz. Zhvillimi divergjent i gjuhëve (i dialekteve). gjuh.

2. Që shkakton veçim a largim nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj. Pasqyrë (thjerrëz) divergjente.

3. libr. Që është krejt i ndryshëm, që nuk përputhet e nuk pajtohet me një tjetër, që bie në kundërshtim me atë. Mendime divergjente. Qëndrim divergjent.