divan

Nga Wiktionary

DIVAN I m.

1. Kanape e gjerë dhe e gjatë si shtrat, me susta a me sfungjer dhe e veshur si kolltuk, që shërben për të ndenjur ose për t'u shtrirë; shtrat i ngushtë anës murit të dhomës, ku mund të ulemi ose të shtrihemi. Divan me raft. Hap divanin. Ulet (shtrihet) në divan. Fjeti në divan.

2. Korridor i gjerë, zakonisht në katin e dytë të një shtëpie, ku dalin dyert e dhomave, paradhomë, mesore.

3. Ballkon i mbuluar në hyrje të shtëpisë ose në katin e dytë. Doli në divan. Hanin bukë në divan. Në verë flenë në divan.

4. hist. Këshilli i zyrtarëve me të lartë në oborrin e sulltanit të Turqisë, që kryente funksionet e gjykatës së lartë; dhoma ku mblidhej ky këshill.


DIVAN II m. let.

Përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale, të renditura sipas llojeve e formave të tyre. Shkruante divane.