disnivel

Nga Wiktionary

DISNIVEL m. libr.

1. Nivel jo i njëjtë, ndryshim niveli; të qenët e dy gjërave, e dy sendeve etj. në lartësi a në nivele të ndryshme. Disnivel i madh (i dukshëm). Disniveli i truallit. Disniveli i boshteve. Këndi i disnivelit. Korrigjimi (rregullimi) i disnivelit.

2. fig. gjendje jo e njëjtë e dikujt a e diçkaje me atë, të dikujt a të diçkaje tjetër; ndryshim në gjendjen, në vetitë a në cilësitë, në shkallën e zhvillimit etj., ndërmjet dy a me shumë njerëzve ose sendeve. Disnivel i madh (i thellë, i theksuar). Disnivel kulturor. Ngushtimi i disnivelit.