diskutim

Nga Wiktionary

DISKUTIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DISKUTOJ, DISKUTOHET. Diskutimi i një çështjeje. Shtruan për diskutim.

2. Tërësia e mendimeve dhe e pikëpamjeve që paraqit dikush ose që paraqitin një varg njerëzish për një çështje që shqyrtohet. Diskutim popullor. Diskutim i gjerë (i thellë, i drejtë, i mirë, i hapur, i lirë, i zjarrtë). Diskutim shkencor. Diskutim me shkrim (me gojë). Nisën (vazhdojnë, u mbyllën) diskutimet. Ndjek diskutimet. Lindën diskutime.

  • S'ka (pa) diskutim patjetër, medoemos. E vë në diskutim diçka nuk e marr diçka si të prerë, si të vendosur a si të zgjidhur, e quaj të diskutueshme.