Jump to content

diskriminimi

Nga Wiktionary

Diskriminimi në fushën e punës

Në nivelin internacional si dhe atë nacional, nën fjalësinjalin „Barazi mundësish në fushën e punës“, po diskutohen më tepër masat për trajtim të njejtë dhe kundër diskriminimit si dhe po zhvillohen koncepte të reja. Përmes iniciativës shoqërore Europiane EQUAL kjo temë po shqyrtohet edhe në Austri, për të krijuar instrumente dhe rrugë kundër diskriminimit në fushën e punës, për të senzibilizuar shoqërinë, si dhe për të përpunuar zgjidhje specifike për tregun e punës në Austri. Këndvështrimet dhe rezultatet e reja po prezentohen dhe po diskutohen publikisht, me qëllim që të zhvillohet një mekanizëm efektiv mbrojtës kundër diskriminimit. „… Në Austri njerëzit po bëhen gjiithnjë e më racistë dhe më të ngurtë. Unë jam i lodhun …“ (Fjalët e një emigranti të papunë në një zyrë të entit për punësim të Vjenës) Edhe në tregun austriak të punës paraqitet diskriminimi. Shumllojshmëria dhe takimi i kulturave të ndryshme, traditave, stileve jetësore dhe pikëpamjeve të ndryshme sjellin shumë efekte pozitive, por edhe konflikte dhe mosbarazi. Faktorë për këto mosbarazi në tregun e punës janë pjesërisht rethanat e përgjithshme, papunësia gjithnjë në rritje, e si pasojë konkurrenca si dhe pakënaqësia tek njerëzit. Për të paraqitur shembuj të diskriminimit në vendpunim dhe gjatë kërkimit të punës, janë marrë në pyetje personat e goditur nga diskriminimi, në lidhje me përvojën personale në entin për punësim të Vjenës dhe në institucionin përgjegjës për politikën e tregut të punës të Qendrës për këshilla për emigrante dhe emigrantë. Shembujt duhet të tregojnë format e ndryshme të diskriminimit dhe të krijojnë një vetëdije. Çka është diskriminimi? Diskriminimi është një dallim, veqim, disfavor, trajtim jo i barabartë, mospërfillje, një përjashtim ose trajtim jo i barabartë i personave ose grupeve të caktuara për shkak të racës ose prejardhjes etnike të tyre, religjionit ose botëkuptimit, një të mete, moshës ose identitetit seksual të tyre, e kjo lidhet me konstelacionin e fuqive. Diskriminimi ndodh kur grupeve të caktuara që nuk kanë ndikim të madh nuk iu jipen të drejtat e njëjta si pjesës tjetër të shoqërisë. Problemet ekzistuese, që janë të lidhura me mveshje dhe paragjykime morale, i mveshen grupeve të diskriminuara. Pra këta persona ose këto grupe e marrin rolin e fajtorit. Personi i caktuar nuk shikohet ma si individ, po vetëm si bartës/e e tipareve që i mveshen. Diskriminimi në fushën e punës 2 Diskriminimi është një formë e trajtimit jo të barabartë të individëve dhe grupeve,në nivele të ndryshme, dhe është në çdo pikëpamje në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut. Kur dhe si ndodh diskriminimi? Si mund ta dallojmë? Diskriminimi mund të paraqitet në forma të ndryshme e poashtu mund të kuptohet në mënyra të ndryshme. Mënyra e përceptimit të diskriminimit i nënshtrohet ndjenjës subjektive dhe varet nga kufijtë personal të çdo njeriu. E vërteta është se çdo njeri në ndonjë formë ka hasur në diskriminim, sepse kultura përbëhet nga sisteme të ndryshme të interpretimit dhe orientimit, dhe këto sisteme përzihen me njëria tjetrën, kështu që një person mund të thirret në shumë „kultura“. Disa shembuj: Frau Rosa vjen nga Jugosllavia e dikurshme, është 40 vjeqare dhe në vendlindjen e saj ka diplomë akademike. Në ndërmarrjen e saj znj. Rosa viteve të fundit ka përparuar dhe ka bërë karrierë.Ajo është nënë e dy fëmijëve të vegjël dhe momentalisht gjindet në pushim të paslindjes.Mbas dy shtatëzënive ka shtuar shumë në peshë. Poashtu vuan nga dhembja e kurrizit Si pasojë e mbingarkesës te cilën Zn. Rosa e ndjen, ka filluar pas shumë vitesh prap ta pi duhanin. Edhepse Znj. Rosa ka një diplomë akademike dhe në ndërrmarjen e saj ishte shumë mirë e pozicionuar, tani ka shumë bariera, siq janë mosha, fëmijet, përkatësia etnike, pesha, gjendja familjare, shëndeti dhe pirja e duhanit, që vështirsojnë kthimin në jetën e punës dhe ndoshta e bëjne të hasë në diskriminim. Mënyrën e jetesës së punëtorëve në ndërtim, nga Jugosllavia e dikurshme, që jetojnë ka 30 vjet në një banesë të vogël të ndërmarrjes, 7 persona së bashku, në sipërfaqe tejet të vogël dhe kanë vetëm të ardhura minimale, ata vetë nuk e shohin si një formë të diskriminuar të jetesës. Po me siguri që këtu ekziston disfavor në kushtet e përgjithshme juridike dhe shoqërore në krahasim me vendaset dhe vendasët. Përdorimi i shprehjeve – siq janë „mafia turke“ ose „Tschusch“ – në hapësirën publike (përditshmëri, politikë, media, fotografi,shaka etj.), si tregues për „të ardhurit nga Turqia“, implikon një status më të ulët të grupit etnik të përshkruar. Gjuha është një mjet i rëndësishëm komunikimi, përdorimi i shprehjeve të caktuara është shpesh me kuptim negativ i përzier. Pse sot diskutohet më shumë për diskriminimin? ! Edhe pse në Austri – në krahasim me vendet tjera evropiane – papunësia është në përgjithësi më e vogël dhe po rritet më ngadalë, po kërkohen fajtorë për këtë. ! Diskriminimet e mëdha ligjore ndaj emigranteve/ëve janë zhdukur në një masë të madhe, kështu që diskriminimet jozyrtare tani po vërehen më shumë. ! Në krahasim me të kaluarën, sot ka në tregun e punës shumë më tepër emigrante dhe emigrantë të gjeneratës së dytë, që shpesh janë rritur në kushte represive politike dhe familjare. Ata më parë se prindërit e tyre kërkojnë trajtim të barabartë. ! Ka mundësi që gjenerata e dytë, si dhe të ardhurit e rinjë 10 vjetët e fundit, janë dukshëm më të arsimuar se ata që kanë ardhë më herët, andaj kanë aftësi që një term abstrakt sikurse diskriminimi, ta kuptojnë dhe ta vështrojnë si padrejtësi. Dimensionet e diskriminimit ! Disfavori ligjor dhe sozial Shtetaset dhe shtetasit e huaj kanë të drejtë të kufizuar për shërbimet sociale dhe nuk kanë rrugë të hapur për tregun e punës. „… Une jam i mvarun nga ky vendpunim. Ata premtojnë të bëjnë kërkesën për lejen për punësim, por prap se bejnë këtë … Pas një aksidenti jam detyruar të qëndroj me javë të tëra jashtë shtetit sepse nuk isha i lajmëruar dhe nuk kisha sigurim shëndetësor. Unë nuk kisha as të holla për tu kthyer.“ (nje shofer kamioni i goditur) ! Pabarazia politike Emigranteve dhe emigrantëve – pamvarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit në Austri – iu mohohet e drejta për zgjedhje. 3 Format e diskriminimit ! Përjashtimi automatik nga një grup punues: Nëse pakica etnike e një shoqërie përbën shumicën brenda një grupi, atëherë personat e grupeve tjera etnike do përjashtohen. Kjo ndodh pjesërisht në formë të lobit, për të mbajtur dhe forcuar pozitën e tyre. Nga ana tjetër kjo mbështetet në pranimin e diferencës, e me këtë edhe ballafaqimin me normën dhe përjashtimin. „… Ne vetë tentojmë të mos marrim asnjë të huaj në grupin tonë … Kur punon atje, atëherë automatikisht përpiqesh ti biesh njerëzit e tu.Dikush tjeter s’ka vend aty.“ (Vendasja/i – qytetarja/i i huaj mbi mardhënjen shumicë-pakicë në tregun e punës) ! Mobbing: Përjashtimi i një personi duke e paraqitur atë si „dele e zezë“. Mobbing-u paraqet njëren nga format më të këqija të diskriminimit dhe ndodh me veprimin kolektiv ndaj një personi apo grupi. „… Jugot kanë gjetë një shkak, dhe më dëbuan. Ata ishin në shumicë, unë humba …“ (I huaji/a – i huaji/ja – mardhënja në tregun e punës) ! Pabarazi mundësish në lidhje me ngritjen profesionale, rrogë më të lartë dhe kualifikim të mëtejshëm, gjegjësisht arsimim të fuqisë punëtore. Në tregun e punës nuk ka barazi. Një garë e drejtë do të ju mundësonte grupeve të lëna pas, siq janë emigrantet/ët dhe femrat, që nga fillimi të fitojnë dhe të përvetësojnë dijeni dhe aftësi (gjuha). Resurset e përvetësuara dmth. të mësuara mund të futen në përdorim në vendpunim, e prej kësaj në kohë afatgjatë përfiton edhe ndërmarrja.Gara e padrejtë i preferon grupet tashmë të forta dhe konkurrueset dhe konkurruesit me kualifikim të lartë. Ngritja dhe kualifikimi i mëtejshëm i të punësuarve ështe për ndërmarrjen, në këtë konkurrencë gjithnjë e më të fortë ekonomike, shumë me rëndësi që të mund të mbijetoj. „… po ta kesh një pregaditje të mirë shkollore, mund të gjesh një punë të pastër. Në të kundërtën vazhdon mëtutje kështu …“ (një i goditur me prejardhje kroate) ! Dekualifikimi: Ekziston tendenca që punët më të rënda, më të ndyta dhe më të rrezikshme tu jipen emigranteve dhe emigrantëvë, pavarësisht nga pregaditja dhe kualifikimi i tyre. Nevoja sociale dhe ligjore për shkak të ligjit mbi punësimin e të huajve, e si pasojë edhe frika ekzistenciale (Lejeqëndrimi) e lehtësojne këtë mënyrë veprimi. „… ne gjithmonë duhet ti kryejmë punët e fëlliqura … kjo është realiteti … në kohë të pushimeve të punëson për kohë të shkurtë, e pastaj prap të pushon nga puna …“ (nje punëtor ndërtimi i goditur) „Atje ku nuk më shohin më vënë në punë, e kjo është depoja, ku më pret punë e vështirë …“ (një i goditur me prejardhje afrikane) ! Vlerësimi në bazë të pamjes Grupet e caktuara diskriminohen që nga fillimi për shkak të pamjes dhe përjashtohen nga procesi i punës. Punëdhënëset/it dhe punëtorët shpesh arsyetohen se firma me këtë do të pësonte humbje, pra do të plotësohen dëshirat „e supozuara“ të klientëve. Mbajtja e shamisë së kokës: „… Do ta heq pra shaminë, se përndryshe nuk do të gjej punë. Burri im pajtohet me këtë.“ (një e goditur me prejardhje nga Turqia) Ngjyra e lëkurës gjatë kërkimit të punes: „… Në telefon së shumti nuk e vërejnë që dukem ndryshe. Pastaj shkoj pas gjysëm ore atje dhe më thonë: Më vjen keq, vendpunimi është zënë … Më pas shkoj prap në entin për punësim, dhe shoh, që përsëri më jipen vendpunimet e njëjta.“ (një i goditur me prejardhje afrikane) Ngjyra e lëkures në vendpunim: „Ata përpiqen të më caktojnë, atje ku nuk shihemi. Nuk mund të ndërmarrësh asgjë se përndryshe e humb punën. Por kjo dhemb …“ (një i goditur me prejardhje afrikane) Njerëzit kategorizohen shumëfish dhe redukohen në prejardhjen e tyre, gjininë dhe pamjen. Frika për ekzistencë dhe kualifikimet jo të pranuara i shtyjnë këta njerëz ta durojnë këtë situatë. ! Agresionet verbale/Ofendimet „… Ju jeni si majmunat dhe i bëni gjestet e tyre. Ti negër…“ (Mardhënja –punëdhënës-punëtor) Ky diskriminim është toleruar me muaj të tërë nga bashkëpunëtoret e bashkëpunëtorët,si dhe personeli udhëheqës, derisa i godituri është vetëmbrojtur. Diskriminimi gjuhësor vepron në mënyrë suptile përmes etiketimit social të njerëzve, dhe mund të shkoj deri te ofendimet e hapta diskriminuese në formë të fjalëve ofenduese dhe poshtëruese 4 ! Dhuna psiqike Shfrytëzimi duke shenjuar me një status më të ulët: „… edhe kur ti plotësoj orët… më japin shpejt edhe një detyrë të re, edhe pse puna është kryer që moti. Më trajtojnë si një shtazë …“ (një i goditur me prejardhje nga Turqia) Zotërimi i gjuhës gjermane paraqet pengesë për shumë emigrante e emigrantë. Në të vërtetë kritika mbi njohuri të mangëta të gjuhës gjermane është në shumë raste vetëm pretekst dhe për punën në fakt s’është e rëndësishme. „… Shpesh më thonë koleget dhe kolegët se nuk e di mirë gjermanishten. Por ata vijnë kur duhet të ju skjaroj diçka.“ (një e goditur me prejardhje nga Kroacia) ! Stigmatizimi i një personi në lidhje me prejardhjen, nacionalitetin apo ngjyrën e lëkurës „… Një bashkëpunëtor më mbajti para fytyrës gazetën ditore Kronenzeitung, me titull 3.000 shprëndarës droge në Austri …“ (një punëtor me prejardhje afrikane) Stereotipet ekzistuese dhe paragjykimet qojnë deri te dëmtimi dhe diskriminimi i grupeve në tregun e punës. ! diskriminimi i dukshëm ! diskriminimi i padukshëm „… pa marrë parasysh sa mirë punon, gjithmonë largohet së pari i huaji nga puna. Ti e vëren, si sillen të tjerët ndaj teje. Disa e thonë haptas pa frenim. Të tjerët … e sheh këtë në mimikën dhe sjelljen e tyre …“ (një i goditur) „… Çkado që të bëjmë, ne jemi gjithmonë të huaj. Pa marrë parasysh, se a e ke shtetësinë apo jo, ti je gjithmonë i huaj. Te unë s’ka ndryshuar asgjë …“ (një e goditur) Diskriminimi mund të paraqitet në mënyra të ndryshme, prandaj shpesh është relativisht vështirë të shihet, gjegjësisht të definohet si i tillë. Diskriminimi në bazë të tipareve të caktuara mund të flitet haptas dhe të shkruhet, si p.sh. në njoftimet për vendpune, në të cilat emigrantet dhe emigrantët përjashtohen që nga fillimi. Diskriminimi mund të transmetohet edhe në një formë të padukshme: sikurse largimi nga puna gjegjësisht largimi nga puna pa arsye pranuese, parapëlqimi i vendaseve dhe vendasëve gjate konkurrimit edhe pse kanë të njëjtin kualifikim, përjashtimi i grupeve dhe personave të caktuar gjatë vendosjes dhe bisedave, mosinformimi mbi mundësitë e arsimimit të mëtejshem dhe përparësitë tjera, transmetimi indirekt që konsumimi i pushimit mjekësor dhe ditëve të tjera të lira, që ju takojnë, janë të lidhura me përjashtim nga procesi i punës. Fusha e punës pa diskriminim Diskriminimi në fushën e punës dhe në rrethin social është prezent, dhe një trajtim jo i barabartë ndodh në shumë nivele të shoqërisë. Mirëpo për emigrantet dhe emigrantët e poashtu edhe për punëdhënëset dhe punëdhënësit, diskriminimi paraqet një pengesë për arritjen e interesave të tyre ekonomike dhe shoqërore. Një ndërmarrje pa diskriminim forcon komponentën e kënaqësisë në punë, si motivimi për punë, kolegialiteti dhe identifikimi me ndërmarrjen. Kjo qon deri te ngritja e produktivitetit, efektiviteti dhe fitimi për një ndërmarrje. Poashtu një ndërmarrje që s’ka diskriminim dhe racizëm, fiton një stabilitet të caktuar dhe nje imazh të mirë. Andaj ndërmarrjet dhe sipërmarrjet e shohin në interesin e vet ekonomik, që kundër diskriminimit të vënë në përdorim instrumente të ndryshme dhe masa – ata shkojnë në bazë vulllnetare, së shumti nga udhëheqësia – si kodi i sjelljes, menexhimit të diversitetit (shumllojshmërisë), masat për barazi mes femrave e mashkujve – që në mënyrë preventive të veprojnë kundër kësaj dukurie dhe të krijojnë trajtim të barabartë. (shiqo: Strategjitë dhe instrumentet kundër diskriminimit). Përveq instrumenteve të zgjedhura vullnetarisht, edhe kushtet e përgjithshme ligjore – si kontratat në ndërmarrje, ligjet mbi trajtimin e barabartë dhe ligjet antidiskriminuese në nivel nacional dhe internacional – paraqesin masë të rëndesishme kundër diskriminimit dhe për barazi. Ligjet internacionale antidiskriminuese dhe ligjet mbi trajtimin e barabartë detyrojnë zbatimin dhe respektimin e këtyre rregullave edhe në Austri. Internacionalizimi dhe globalizimi gjithnjë në rritje zhvillon vlera të përbashkëta, që qëndrojnë kundër diskriminimit dhe për trajtim të barabartë. Me ndihmën e mjeteve përkrahëse, që në kuadër të EQUAL u dhanë në disponim, pasoi një qasje dhe marrje efektive me këtë tematikë edhe në Austri. Përmes kësaj iu bë e mundshme të përpunohen shumë pikënisje për diskriminim dhe per trajtim të barabartë, të posaqme për tregun e punës në Austri.

Punoi:Pleurat Samiu/Berat Fejzuli