disk

Nga Wiktionary

DISK m.

1. sport. Pllakë e rrumbullakët prej druri, e mbështjellë përqark me një rreth metali, e cila flaket larg nga atletët. Hedhja e diskut. Flak diskun.

2. Sipërfaqja e Diellit, e Hënës dhe e disa planetëve të mëdhenj që duket nga Toka si e rrumbullakët. Disku i zjarrtë i Diellit. Disku i Hënës.

3. tek. Pjesë e një aparati, e një makine a e një mekanizmi, e cila ka trajtën e një pjate, të një sfere të shtypur nga të dyja anët ose të një rrethi; çdo gjë që ka një trajtë të tillë. Disqe të dhëmbëzuara. Disqet e traktorit. Disqet e biçikletës. Ndërroi diskun.

4. Kuti e rrumbullakët prej metali, që shërben për të mbajtur fishekët e mitralozit ose të automatikut. Disku i fishekëve. Disku i mitralozit (i automatikut).

5. Pllakë gramafoni. Disqe me këngë popullore. U thye disku.

6. Dhisk.

7. përd. mb. Që ka trajtën e një pjate ose të një sfere të shtypur nga të dyja anët. Sharrë disk. Bombë disk. Krehër disk. Gërshërë disk.

  • Dal (eci) në disk dal (eci) zbathur.