Jump to content

direk

Nga Wiktionary

DIREK m.

1. Dru i gjatë e i drejtë zakonisht i gdhendur, që ngulet a mbërthehet diku dhe shërben për të mbajtur diçka, shtyllë e drunjtë, tra. Direku i sipërm (i poshtëm). Direku i derës (i çatisë). Direk muri. Ngul direkun. I vë direkë gardhit. Mbështet (mbërthej, var) në direk.

2. det. Shtyllë e gjatë dhe e drejtë prej druri a prej metali në një anije, që shërben për të mbajtur velat e mjete të tjera, druri i anijes. Direku kryesor. Direku i anijes. Direku i bashit. Anije me dy (tre) direkë. U thye direku.

3. fig. Ai që luan rolin kryesor në një veprimtari, ai që mban barrën më të rëndë në një punë; njeriu kryesor a më i rëndësishëm në një familje, në një kolektiv etj.; shtyllë. Direku i shtëpisë.