Jump to content

diplomatik

Nga Wiktionary

DIPLOMATIK mb.

1. Që lidhet me diplomacinë ose me diplomatët, i diplomacisë ose i diplomatëve; që merret me diplomaci; që përbëhet nga diplomatë; që është për diplomatë. Marrëdhënie diplomatike. Trupi diplomatik tërësia e përfaqësuesve zyrtarë të huaj pranë një shteti. Përfaqësia diplomatike. Qarqet diplomatike. Pasaportë diplomatike. Posta diplomatike. Korrespondencë diplomatike. Korrier diplomatik. Notë diplomatike. Në rrugë diplomatike.

2. fig. bised. Që bëhet me mënyra të stërholluara, me shkathtësi, me mjeshtëri a me dredhi të hollë ose me një takt të veçantë për të arritur një qëllim të caktuar. Pyetje (përgjigje)diplomatike. Veprim diplomatik.