dimëror

Nga Wiktionary

DIMËROR m. vjet.

Dhjetor. U mblodhën në dimëror.


DIMËROR mb.

1. Që i përket dimrit, i dimrit; që bëhet në dimër, që vazhdon gjatë dimrit; që është karakteristik për stinën e dimrit. Pushimet dimërore. Gjumë dimëror letargji. Sportet dimërore lloje të sportit mbi dëborë ose mbi akull. Spërkatje (krasitje) dimërore.

2. Që piqet vonë e që ruhet për dimër; që rritet, që lulëzon, që gjelbëron, që jep prodhim etj. në dimër. Dardhë (mollë) dimërore. Pjepër (fik) dimëror. Perime dimërore. Lule dimërore. Kullota (livadhe) dimërore.

3. Që përdoret ose që mbahet gjatë dimrit. Rroba (veshje) dimërore.