Jump to content

dimëroj

Nga Wiktionary

DIMËROJ jokal.

1. Kaloj a shkoj dimrin në një vend (kryesisht për dikë që vjen nga një vend tjetër me bagëti, me bletë etj.). Dimëruan në fushë (në mal, në vërri). Erdhi për të dimëruar.

2. Përballoj të ftohtët e dimrit, kaloj dimrin, nxjerr dimrin; vet. veta III rron për dimër. Dimëruam mirë këtë vit. Dimëruan pa dëm kafshët. Dimërojnë në tokë (perimet).

3. kal. Shpie bagëtinë në vërri a në një vend me të ngrohtë për të kaluar dimrin; i krijoj kushte të përshtatshme për të përballuar të ftohtët e dimrit, bëj që të kalojë dimrin pa u dëmtuar a pa u prishur (për kafshët e për bimët). Dimërojnë bagëtinë (dhentë, tufën). Dimëroi bletët. Dimërojnë fidanët. Mezi i dimëroi lulet.