diletantizëm

Nga Wiktionary

DILETANTIZËM m. libr. keq.

Punë a veprimtari prej diletanti në fushën e shkencës, të artit, të teknikës etj.; punë e cekët, e përciptë. Diletantizëm i theksuar. Ra në diletantizëm. E kapërcyen diletantizmin.