diktaturë
Appearance
DIKTATURË f.
1. Pushtet i pakufizuar shtetëror, që shpreh e mbron interesat e klasës sunduese dhe që ushtrohet me dhunë nga një njeri ose nga një grup njerëzish; pushteti i diktatorit. Diktaturë ushtarake (politike, fashiste, monarkiste). Diktaturë absolute. Diktaturë e egër. Diktatura e skllavopronarëve (e feudalëve, e borgjezisë).
2. hist. Sundimi i diktatorit në Romën e Vjetër; pushteti i tij i pakufizuar; koha gjatë së cilës ai e ushtronte këtë pushtet.
3. fig. libr. Sjellja e veprimet e atij që u jep urdhra të tjerëve e u dikton vullnetin e vet pa përfillur mendimin, dëshirat e interesat e tyre, sjellje prej diktatori. Kishte vendosur diktaturë në shtëpi (në zyrë, në ndërmarrje).
- Diktatura e proletariatit pushteti shtetëror i klasës punëtore që vendoset pas fitores së revolucionit socialist nën udhëheqjen e partisë marksiste, që shpreh e mbron interesat e të gjithë punonjësve dhe që është tipi me i lartë i demokracisë.