dijetar

Nga Wiktionary

DIJETAR m.

Ai që ka dije e njohuri të thella për një fushë a për disa fusha të shkencës, njeri i ditur; ai që me punën e tij kërkimore-shkencore ndihmon për zhvillimin e përparimin e një shkence ose të një dege të saj, lëvrues i një shkence a i një dege të saj; shkencëtar. Dijetar i madh (i shquar). Dijetar materialist (revolucionar, patriot). Dijetarët shqiptarë. Dijetarët e Rilindjes.