Jump to content

diamant

Nga Wiktionary

DIAMANT m.

1. min. Gur i çmuar shumë i fortë, i tejdukshëm e me shkëlqim të madh, që është një lloj karboni kristalor i pastër dhe që përdoret për stoli e zbukurime etj.; xhevahir. Diamant natyror. Diamant artificial. Diamant i bardhë (i zi, i verdhë, i kaltër). Shkëlqim diamanti shkëlqim shumë i fortë. Minierë diamanti. Unazë (vathë) me diamant. Nxjerr (prodhon) diamante.

2. Vegël e posaçme, që ka në majë një copë të vogël prej këtij guri të çmuar dhe që përdoret për të prerë xhama; elmaz.