dialektikë
Appearance
DIALEKTIKË f.
1. filoz. Shkencë që studion ligjet më të përgjithshme të lëvizjes e të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë dhe të mendimit; metodë shkencore e njohjes që i sheh sendet dhe dukuritë në lidhje e varësi reciproke, në lëvizje, në ndryshim e në zhvillim të pandërprerë, që pranon kontradiktat unitetin e luftën e të kundërtave dhe i sheh këto si burimin e brendshëm të lëvizjes e të zhvillimit në natyrë, në shoqëri e në mendimin njerëzor. Dialektika materialiste. Dialektika e njohjes. Kategoritë e dialektikës.
2. Procesi i lëvizjes a i zhvillimit të diçkaje. Dialektika e ngjarjeve. Dialektika e historisë.