diagnozë

Nga Wiktionary

DIAGNOZË f.

1. mjek. Përcaktimi i sëmundjes së dikujt nga mjeku. I bëri (i përcaktoi) diagnozën. Çfarë diagnoze ka?

2. fig. libr. Njohja e thelbit dhe e shkaqeve të një gjendjeje a të një dukurie shoqërore sipas shenjave që shfaq.