Jump to content

di

Nga Wiktionary

DI kal.

1. Kam njohuri pak a shumë të plota ose të veçanta për diçka e njoh mirë diçka pasi e kam parë, e kam dëgjuar, e kam studiuar etj.; e kam mësuar diçka, e zotëroj. Di dy gjuhë. E di drejtshkrimin. E di mirë shqipen (frëngjishten, anglishten...). E di tabelën e shumëzimit. E di mirë rolin. E di zanatin e vet. E di përmendsh (ujë, për fije, në majë të gishtave, me sy mbyllur) e di shumë mirë. S'e di si duhet. Aq di, aq bën. Më mirë të dish se të kesh. fj. u.

2. Kam të dhëna, njohuri ose njoftim për dikë a për diçka, e kam marrë vesh diçka; e njoh mirë dikë a diçka. Ia di shkaqet (qëllimet). S'ia di emrin. Ia di shtëpinë. Ia di sëmundjen. Ia di zemrën (kokën, mendjen). Ia di huqet (hiletë, dredhitë, zakonet). Ia di hallet. E di mirë se kush është. S'di gjë ende. S'e di pse u zemërua. Ç'di ti? A di gjë? S'di asgjë. Di shumi gjëra për të. Do të dijë gjithçka. E di gjendjen. Siç e di.. . S'di ç'të them. S'e di ç'kanë vendosur. Me sa di unë nga të dhënat a njoftimet që kam unë, nga ç'kam dëgjuar e ç'kam marrë vesh unë. E di rrugën? Di ndonjë mënyrë tjetër? E di ku bie fshati Shkozë? E di nga kalohet më shkurt?

3. Jam i zoti për të bërë diçka, kam aftësitë e shprehitë e nevojshme për t'i dalë në krye një pune (me një folje në mënyrën lidhore). Di të lexojë (të shkruajë, të vizatojë). Di të notojë. Di t'i bjerë violinës (çiftelisë, pianos...). Di ta rregulloj (ta ndreq). Di të drejtojë (të udhëheqë). Di të sillet. Di të jetojë. Di të arsyetojë. Di ta përmbajë veten. Nuk di të lidhë dy fjalë (bashkë) s'është i aftë t'i shprehë qartë mendimet, mezi flet.

4. Jam i vetëdijshëm për diçka, e kuptoj mirë diçka, ia njoh vlerën e rëndësinë, e çmoj; ruaj masën a kufijtë. Di se ç'bën. E di detyrën time. Ia di vlerën. E di vendin tim. E di masën. As vetë s'e di se ç'kërkon. E di, ai ka shumë punë, por ...

5. E njoh, e kam provuar a e kam përjetuar diçka. S'e di ç'është rakia (duhani). E di ai ç'është varfëria (uria). S'dinte ç'ishin përkëdheljet. S'dinte të ngopur nuk ngopej kurrë.

6. edhe jokal. Jam në gjendje të kuptoj diçka, marr vesh; kuptoj. Di diçka nga muzika (nga piktura). E di edhe bufi. E bëri pa e ditur. S'ditën nga ikën ikën të shpërndarë. E di ç'të bëj unë?

7. zakon. moh. (edhe me foljen dua). Nuk i nënshtrohem diçkaje a dikujt, nuk pyes për të, nuk e përfill, nuk trembem, nuk thyhem; nuk merrem kurrë me diçka, nuk e bëj asnjëherë diçka. Nuk di ç'është frika nuk ka frikë fare. S'di ç'është rreziku. Nuk di ç'është gënjeshtra nuk gënjen kurrë. Nuk di ç'është pushimi nuk pushon asnjëherë. Nuk di llafe (fjalë) nuk merret kurrë me llafe, nuk ka fjalë. Nuk do t'ia dijë nga të ftohtët (nga shiu, nga dëbora, nga balta). S'donin t'ia dinin nga gjermanët (nga ballistët). Ku do t'ia dijë ai!

8. Pandeh, kujtoj; besoj; mendoj. E dinin njëri-tjetrin të vrarë. E kam ditur njeri me mend. E dinim për njeri të mirë. Unë kështu e dija.

9. Ngulit në mend; mësoj. Dije mirë. T'i dish numrat përmendësh. Dije se ai është shoku im.

  • Ia di (për nder, për të mirë) dikujt i jam mirënjohës dikujt. Ku ta dish? ndoshta. S'ia di anën diçkaje shih tek AN/Ë,~A I. Ia di (ia njoh) burmat (vidhat) dikujt shih te BURM/Ë,~A I. Dreqi (djalli) e di (e merr vesh) thjeshtligj. shih te DJALL,~I. Ia di gojën shih te GOJ/Ë,~A 8. Ia di gjuhën dikujt shih te GJUH/Ë,~A II. Sa i di lëkura (koka) dikujt është i zgjuar e i shkathët, nuk ia hedh dot; di ta ruajë veten, di t'i shpëtojë një gjendjeje të vështirë ose të sigurojë diçka për vete; është mjaft dinak. Nuk di llafe (fjalë) i bie shkurt e copë. Ia di të mbërthyerat dikujt shih te MBËRTHYERA,~T (të). Nuk ia di optin dikujt shih tek OPT,~I. Di ku shkel dikush shih te SHKEL. ... e ku di unë mospërf. e të tjera të tilla; e plot të tjerë, që s'kanë rëndësi, që s'më interesojnë. Ku di derri këmborë mospërf. shih te DERR,~I. Nuk di të fshijë hundët mospërf. shih te FSHIJ. Ia di (ia njoh) fundin barkut shih te BARK,~U. E dinë (e morën vesh) edhe gurët e rrugës (e sokakëve) shih te GUR,~I. S'di ku kam kokën (kryet) shih te KOK/Ë, ~A. E di ç'ke ti? fj. ndërm. përdoret për t'i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit, kur i themi për një punë a kur e këshillojmë për diçka. S'di nga (si) lidhet gomari mospërf. shih te LIDHEM. S'di si lidhen poturet mospërf. shih te LIDHEM. S'di të lidhë ushkurin (ushkurët) mospërf. shih te LIDH. Ia di lugët në kaçile dikujt shih te LUG/Ë,~A. U di lugët e pirunët dikujt shih te LUG/Ë,~A. E di ku pjell pula shih te PUL/Ë,~A. Nuk e di se ku rri me shtëpi shih te SHTËPI,~A. Ia di trari e carani shih tek TRA,~RI. E di se ku më vret barra shih te VRAS. S'di gomari ç'është bari mospërf. shih te GOMAR,~I. E di gomari ku e vret samari fj. u. shih te GOMAR,~I. E di Gjoni ç'ka në trastë (në thes) fj.u. shih tek TRAST/Ë,~A, S'di t'i japë ujë gomarit mospërf. shih te GOMAR,~I. E di ku i ka morri sytë shih te MORR,~I. Do të dijë ku e ka pleshti syrin shih te PLESHT,~I. E di luga se ç'ka vorba (vegshi, poçja) fj.u. shih te LUG/Ë,~A. E di mesi se ç'ka thesi fj.u. shih te MES,~I. Di të qepë me dyzet gjilpëra shih te GJILPËR/Ë,~A. I zoti e di ku i pikon çatia (shtëpia) fj. u. shih te ZOTI (i).