Jump to content

dhurëti

Nga Wiktionary

DHURËTI f.

  • 1. Dhuratë.
  • 2. etnogr., vjet. Tërësi sendesh të çmuara, para etj. që i jepeshin nuses a dhëndrit si peshqesh ose gjë e gjallë (zakonisht desh) që çohej në dasmë, dhuratë e dasmës. Dhurëtitë e nuses (e dhëndrit).
  • 3. Veti e mirë a virtyt i dikujt; prirje e mirë ose aftësi natyrore që ka një njeri. Dhurëti natyrore. Dhurëti e rrallë (e çmuar). Ka shumë dhurëti.