Jump to content

dhjetësh

Nga Wiktionary

DHJETËSH ndajf.

  • Në dhjetë pjesë, në dhjetë copë a në dhjetë fije. E ndau (e bëri) dhjetësh.

DHJETËSH m.

  • Monedhë me vlerë të vogël (dhjetë njësi të imëta monetare). U grabitnin edhe dhjetëshin e fundit.

DHJETËSH mb.

  • 1. Që përbehet e tëra nga dhjetë njësi, nga dhjetë pjesë, nga dhjetë sende etj. ose që ka një pjesë me dhjetë njësi. Strofa dhjetëshe strofa me dhjetë vargje. Revole dhjetëshe revole me dhjetë fishekë.
  • 2. Që ka përmasa ose vlerë prej dhjetë njësish. Shkronja dhjetëshe. shtypshkr.
  • 3. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET. Një radhë (sendesh, njerëzish etj.) që përbëhet nga dhjetë njësi, tërësi e përbëre nga dhjetë njësi, grup i përbërë nga dhjetë qenie ose sende. Dhjetëshja e parë. Dhjetëshja më e mirë.
  • 4. si em. f. vet. ~E, ~ET shtypshkr. Shkronja dhjetëshe. Dhjetëshe të drejta (të holla). Dhjetëshe të zeza.