Jump to content

dhjetëditor

Nga Wiktionary

DHJETËDITOR mb.

  • 1. Që zgjat dhjetë ditë, që vazhdon dhjetë ditë rresht; që ka afat dhjetë ditë, që duhet kryer në dhjetë ditë. Sesion (seminar) dhjetëditor. Marshim dhjetëditor. Plan dhjetëditor.
  • 2. si em. m.~I -Ë, ËT. Njësi kohe e barabartë me dhjetë ditë; dhjetë ditë rresht duke i numëruar nga një ditë çfarëdo. Dhjetëditori i parë (i dytë, i tretë). Çdo dhjetëditor.