dhimbsem

Nga Wiktionary

DHIMBSEM vetv.

  • (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore).
  • 1. I ngjall dikujt një ndjenjë dashurie a dhembshurie jam i dashur për të; ndien keqardhje për mua i dhemb për mua. I dhimbsen prindërit (fëmijët). I dhimbset atdheu (populli). I dhimbset gurit e drurit u vjen keq të gjithëve për dikë, i dhimbset kujtdo. Më dhimbsen pa masë (shumë). S'më dhimbset fare.
  • 2. vet. veta III. Është diçka e shtrenjtë, e dashur për mua, e ruaj me shumë kujdes diçka; më vjen keq ta dëmtoj, ta jap, ta prish etj. diçka, e kursej diçka; më dhembet. I dhimbset liria. U dhimbset malli i popullit (pasuria e popullit). S'i dhimbset gjë.
  • I dhimbset jeta mospërf. ka frikë se mos vdesë, se mos pësojë gjë etj.; e ruan shumë veten. I dhimbset lëkura keq. i dhimbset jeta. I dhimbset qyqes shih te QYQ/E,-JA.