Jump to content

dhembshur

Nga Wiktionary

DHEMBSHUR mb.

  • 1. Që i do shumë të afërmit, shokët, miqtë etj., që ndien dhembje e dashuri për ta, që bën shumë për ta a që është shumë i dhënë pas tyre; që i dhimbsen shumë të tjerët, që i vjen keq për ta; që preket shpejt, zemërbutë. Nënë (vajzë) e dhembshur. Baba (djalë) i dhembshur. Prindër (fëmijë) të dhembshur. Është (duket) i dhembshur.
  • 2. Që të ngjall ndjenja dashurie, që është i dashur, që të dhimbset. Vendlindja është e dhembshur.
  • 3. Që shpreh dashuri e dhembshuri, që është plot dashuri, plot dhembje etj. Letër e dhembshur. Vështrim i dhembshur.