Jump to content

dhembshëm

Nga Wiktionary

DHEMBSHËM mb.

  • 1. Që të dhemb (për plagë etj.), që të jep dhembje. Plagë e dhembshme.
  • 2. Që të lëndon shumë, që të bën të pikëllohesh, që të shqetëson, që të prek thellë në zemër. Histori (ngjarje) e dhembshme. Letër e dhembshme. Vdekje e dhembshme.
  • 3. I dhembshur. Nënë (vajzë) e dhembshme. Baba i dhembshëm.

DHEMBSHËM ndajf.

  • Me dashuri e me dhembje, me dhembshuri, dhembshurisht. Foli dhembshëm. E pa dhembshëm.