dhënës
Appearance
DHËNËS m.
- 1. Ai që i jep dikujt diçka, ai që i dorëzon dikujt diçka; dorëzues; kund. marrës. Dhënësi i të hollave. Në prani të marrësit dhe të dhënësit.
- 2. Njeri që s'kursen gjë për të tjerët, njeri dorëdhënë.
- 3. spec. Aparat që jep sinjale, vale elektromagnetike, energji etj., aparat dhënës. Dhënësi i sinjaleve. Dhënësi i energjisë (i nxehtësisë).
DHËNËS mb.
- 1. Që i jep dikujt diçka, që i dorëzon dikujt diçka. Pala dhënëse. Rol dhënës.
- 2. Që s'kursen gjë për të tjerët, dorëdhënë, bujar.
- 3. spec. Që jep sinjale, vale elektromagnetike, energji etj.; kund. marrës. Aparat dhënës. Stacion dhënës.