Jump to content

dhënë

Nga Wiktionary

DHËNË f. Sh.

  • 1. zakon. Njoftime a lajme që jepen për dikë a për diçka dhe që sqarojnë, që plotësojnë a që karakterizojnë diçka; fakte a dokumente që shërbejnë për të vërtetuar a për të provuar diçka, për të nxjerrë përfundime etj. Të dhëna të sakta (të pasakta, të sigurta, të dyshimta). Të dhëna statistikore (dokumentare, arkivore, historike). Të dhëna zyrtare. Të dhëna plotësuese. Të dhënat e fundit. Të dhënat e shtypit. Të dhëna me rëndësi (me interes). Sipas të dhënave. Të dhënat e planit. Mbledh (marr, nxjerr, jap) të dhënat e nevojshme. S'ka asnjë të dhënë.
  • 2. vet. spec. Tërësi përmasash, faktesh etj. të gatshme, që jepen e që janë të domosdoshme për të përcaktuar, për të gjetur a për të zgjidhur diçka; sistem shenjash a sinjalesh që jepen me radiodhënës. Vendos të dhënat në shënjestër. usht. Merr të dhënat (radisti).
  • 3. vet. Veti a cilësi që karakterizojnë a që dallojnë dikë a diçka; aftësi; dhurëti. Të dhëna teknike. Të dhënat e mitralozit. Ka mjaft të dhëna.
  • 4. vet. vjet. Taksa. Paguanin të dhëna.

DHËNË as.

  • Dhënie. Udha kalohet duke ecur, borxhi lahet me të dhënë. fj.u. Kanë të dhënë e të marrë kanë marrëdhënie.
  • S'është me të thënë, por me të dhënë s'bëhet gjë, po të presësh që për gjithçka të të mësojnë të tjerët, duhet të të jepet vetë, duhet të jesh vetë i zoti, i aftë etj. për të kryer diçka.

DHËNË mb.

  • 1. Që i është dhënë dikujt për gjithnjë, i falur, i dhuruar. Gjëja e dhënë s'merret prapë (s'kërkohet). fj.u.
  • 2. vet. f. vjet. E fejuar ose e martuar; e zënë. A është e dhënë kjo vajzë? Dy çupa i kishte të dhëna.
  • 3. Që i është ngarkuar a që i është besuar dikujt; që i është dhënë dikujt për ta ditur a për ta zbatuar. Detyrat e dhëna. Urdhri i dhënë. Udhëzimet e dhëna. Përkufizimi i dhënë.
  • 4. spec. I njohur që me parë, i përcaktuar ose i vendosur që me parë. Ekuacion i dhënë. Drejtim i dhënë. Formë (masë) e dhënë. Madhësi (sasi) e dhënë. Kënd (trekëndësh) i dhënë. Drejtëz e dhënë.
  • 5. libr. Që ka të bëjë pikërisht me një kohë, vend a rrethanë të caktuar. Në çastin e dhënë. Në kushtet e dhëna. Në rrethanat e dhëna.
  • 6. Që është paguar, që është dhënë. Shuma e dhënë.
  • 7. Që i është siguruar, që i është lejuar a që i është dhënë dikujt. Të drejtat e dhëna. Liria e dhënë. Mundësitë e dhëna. Koha e dhënë.
  • 8. Që është përfunduar, që është kryer. Provimet e dhëna.
  • 9. Që e do shumë dikë a diçka, që përpiqet me mish e me shpirt për dikë a për diçka; që i është kushtuar një gjëje, që ka dëshirë të zjarrtë të merret me një gjë; keq. që e ka lëshuar veten pas diçkaje, që e ka rrëmbyer diçka, që i është bërë ves diçka. I dhënë pas nënës (pas fëmijëve). I dhënë pas punës (pas librave, pas muzikës, pas sportit). I dhënë pas pijes (pas lojës, pas qejfeve, pas lekut). I dhënë me mish e me shpirt pas dikujt a diçkaje.
  • 10. krahin. Që s'kursen gjë për të tjerët, dorëdhënë, dhënës.
  • Fjala e dhënë shih te FJAL/Ë,~A.

DHËNË f. bised.

  • Dhuratë, peshqesh.

DHËNË

  • Pjesorja e foljes JAP.