dezertoj

Nga Wiktionary

DEZERTOJ jokal.

1. usht. Iki pa leje dhe fshehurazi nga ushtria, nga vendi i shërbimit luftarak ose nga fusha e betejës me synimin që të mos kthehem më; i shmangem shërbimit ushtarak kur më thërrasin nën armë; tradhtoj e hidhem në anën e armikut. Dezertoi nga ushtria (nga fronti). Dezertuan shumë ushtarë armiq.

2. I shmangem një detyre shtetërore a shoqërore që më ngarkohet; nuk paraqitem për të kryer një detyrë që më është ngarkuar ose braktis detyrën. Dezertoi nga detyra.

3. Heq dorë nga lufta për një çështje të madhe ose për një ideal të përbashkët; largohem nga partia ku bëj pjesë dhe vihem në shërbim të një tjetri.