detyroj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DETYROJ kal.

1. E shtrëngoj dikë që të bëjë një punë a diçka tjetër pa dëshirën e pa vullnetin e vet. E detyruan prindërit (vëllezërit). E detyruan rrethanat. E detyroi të fliste (të punonte, të mësonte). I detyruam të tërhiqeshin. S'më detyron askush.

2. vet. veta III. Ia vë dikujt si detyrim sipas një ligji a vendimi ose sipas një marrëveshjeje zyrtare. Kontrata i detyron të dy palët. Ligji e detyron marrësin ...

3. libr. I jam mirënjohës dikujt për një të mirë që më ka bërë, i kam borxh diçka të shtrenjtë; e quaj dikë a diçka si shkak ose si burim të rëndësishëm a vendimtar për një gjendje që është arritur, për një punë që është kryer etj.