detyrë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

DETYRË f.

1. Diçka që duhet bërë patjetër në përputhje me normat morale, politike, juridike etj. të shoqërisë e me bindjet tona; punë që na caktohet nga dikush për ta kryer medoemos, ajo që na kërkohet të bëjmë një herë a vazhdimisht; qëllim që i vëmë vetes a që na del përpara dhe që synojmë ta arrijmë patjetër. Detyrë morale (politike, patriotike, shtetërore, shoqërore, prindërore, bashkëshortore). Detyrë kryesore (themelore, e madhe, fisnike, e rëndësishme, e ngutshme, e posaçme, e vështirë). Detyra të ngjeshura. Detyrë strategjike (taktike). Detyrë vjetore. Detyrë partie. Detyrat e planit. Detyrat e ditës (e stinës). Detyrë me përgjegjësi. Ndjenja e detyrës. Zbërthimi i detyrave. Të drejtat dhe detyrat. Kryej (plotësoj, përballoj, tejkaloj) detyrën. Bëj detyrën time. I ngarkoj (i caktoj) dikujt një detyrë. Ia vë (ia shtroj, ia lë) si detyrë. I vë vetes si detyrë. E ndiej (e kam) për detyrë. U shmanget (u bën bisht) detyrave. Është detyrë për të gjithë. Ra në krye të detyrës. Mbrojtja e Atdheut është detyrë mbi detyrat.

2. Funksion shtetëror a shoqëror që i ngarkohet dikujt, shërbimi zyrtar që kryen rregullisht dikush. Detyrë e lartë. Kryen detyrën e kryetarit (e ministrit, e sekretarit). E emëruan (e caktuan) në një detyrë të re. Filloi nga detyra. E liruan (e shkarkuan, e pushuan) nga detyra. E ulën në detyrë.

3. Ushtrime a punë të tjera që u caktohen nxënësve nga mësuesi ose studentëve nga profesori për t'i kryer në shkollë a në shtëpi. Detyrë klase (shtëpie). Detyrat e aritmetikës (e gjuhës). Detyrë kontrolli. Detyrë me shkrim (me gojë). Fletorja e detyrave. U dha detyra. Bën (zgjidh) detyrat. Kontrolloi (ndreqi) detyrat.

4. vjet. Borxh; detyrim.