detashment
Appearance
DETASHMENT m.
1. usht. Repart a nënrepart i përforcuar, që është ngarkuar me një detyrë të veçantë. Detashment ushtarak (partizan). Detashment pararojë (anësor, ndjekës, ndëshkimor). Detashmenti i kreut (i zbulimit). Detashmenti i punëtorëve. Formimi i detashmenteve mbrojtëse.
2. fig. Grup njerëzish i bashkuar e luftarak, që zhvillon një veprimtari a kryen një detyrë të rëndësishme politiko-shoqërore. Detashment luftarak. Detashment pararojë i klasës punëtore.