Jump to content

detar

Nga Wiktionary

DETAR m.

1. Pjesëtar i ekuipazhit të një anijeje; ai që punon në anije; ai që merret me lundrime në det. Detar i vjetër (i regjur). Jeta e detarit. Zakonet e detarëve.

2. usht. Ai që kryen shërbimin ushtarak në flotën detare ushtarake, marinar. Detar i flotës ushtarake. Uniformë detari.


DETAR mb.

1. Që lidhet me detin, që i përket detit, i detit; që ndikohet nga deti; që vjen nga deti. Hapësira detare. Kufiri detar. Port detar. Rrymat detare. Klimë detare klimë e vendeve bregdetare, me lagështirë dhe pa lëkundje të mëdha të temperaturës.

2. Që rritet a që zhvillohet në det, që gjendet në det, i detit. Kafshët detare. Bimësia detare.

3. Që lidhet me lundrimin dhe me mjetet e lundrimit nëpër det, që ka të bëjë me detarinë, që i përket detarisë, i detarisë; që merret me detari; që lëviz a vepron nëpër dete, që bëhet me anë të detit a në det. Mjetet detare. Transporti detar. Kantier detar. Agjenci (shoqëri) detare. Popull detar. E drejta detare. Forca (flota, artileria) detare. Njësi ushtarake detare. Bazë detare. Luftë (betejë) detare. Sulm detar. Sport detar.