Jump to content

deputet

Nga Wiktionary

DEPUTET m.

1. Përfaqësues i popullit në Kuvendin Popullor, i zgjedhur me votim të përgjithshëm të barabartë, të drejtpërdrejtë e të fshehtë, i cili ka për detyrë t'u shërbejë me ndërgjegje e besnikëri interesave të popullit, çështjes së Atdheut e të socializmit, të mbajë lidhje të ngushta me zgjedhësit e të japë llogari përpara tyre. Deputet i Kuvendit Popullor. Deputet i popullit. Deputeti i zonës... Mandati i deputetit. Takim me deputetin. Është kandidat për deputet. U zgjodh deputet.

2. Përfaqësues i një numri të caktuar zgjedhësish në organin më të lartë të pushtetit shtetëror të një vendi borgjez a revizionist, anëtar i parlamentit, i asamblesë kombëtare etj. Deputetët komunistë. Dhoma e deputetëve.