Jump to content

depozitë

Nga Wiktionary

DEPOZITË f.

1. Sasi lënde, mallrash a sendesh të ndryshme që grumbullohet në një depo për t'u ruajtur e për t'u përdorur më vonë; gjithçka që ruhet në një vend, të sigurt; vetë vendi ku ruhet diçka për një kohë të gjatë, depo. Depozitë mielli (drithi, rëre). Depozitë veglash (mallrash, karburanti). Iu mbarua depozita.

2. fin. Shumë të hollash, letrash me vlerë etj., që lihet për t'u ruajtur në një institucion financiar (në një bankë, në një arkë kursimi); shumë të hollash që lihet diku si garanci. Depozitë bankare. Depozitë rezervë. Depozitë ari. Depozitë parash (të hollash). Depozitë kursimi.